“Kuizi Evropian për Paratë 2025”, ende e hapur mundësia që nxënësit e Maqedonisë së Veriut të aplikojnë

Nxënësit e moshës prej 13 deri 15 vjeç në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë deri në 21 shkurt për të fituar të drejtën që të përfaqësojnë shtetin në “Kuizin Evropian për Paratë” në vitin 2025, transmeton Portalb.mk. Kjo ngjarje në Maqedoninë e Veriut organizohet nga Asociacioni Bankar në Maqedoni, Banka Popullore e […]

shkurt 2, 2025 - 21:00
 0  3
“Kuizi Evropian për Paratë 2025”, ende e hapur mundësia që nxënësit e Maqedonisë së Veriut të aplikojnë
Të rinj rinia Ctrl Z te rinj nga RMV Maqedonia student nxenes BE

Nxënësit e moshës prej 13 deri 15 vjeç në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë deri në 21 shkurt për të fituar të drejtën që të përfaqësojnë shtetin në “Kuizin Evropian për Paratë” në vitin 2025, transmeton Portalb.mk.

Kjo ngjarje në Maqedoninë e Veriut organizohet nga Asociacioni Bankar në Maqedoni, Banka Popullore e RMV-së dhe Komisioni për letra me vlerë në RMV, ndërsa projekti në përgjithësi është nën udhëheqjen e Federatës evropiane për banka.

Konkursi do të jetë i hapur për shkollat e fillore dhe të mesme në RMV në fazën e parë, ndërsa fituesi i kësaj faze shkon në fazën e dytë.