Abdixhiku i prerë: Me LVV-në nuk bëj koalicion edhe sikur të më kushtoj me karrierë
Në rast se partia e tij, dhe ai si kandidat nuk arrijnë t`i sigurojnë votat për të udhëhequr qeverinë e vendit për katër vitet e ardhshme, Lumir Abdixhiku ka qenë i prerë se nuk ia shtrin dorën e bashkëpunimit Lëvizjes Vetëvendosje. Ai në intervistën për Rubikon, tha se arsyeja pse nuk bën bashkëqeverisje me LVV-në
![Abdixhiku i prerë: Me LVV-në nuk bëj koalicion edhe sikur të më kushtoj me karrierë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/720982-abdixhiku-i-prere-me-lvv-ne-nuk-bej-koalicion-edhe-sikur-te-me-kushtoj-me-karriere.jpg)
![abdixhiku-i-prere:-me-lvv-ne-nuk-bej-koalicion-edhe-sikur-te-me-kushtoj-me-karriere](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/720982-abdixhiku-i-prere-me-lvv-ne-nuk-bej-koalicion-edhe-sikur-te-me-kushtoj-me-karriere.jpg)
Në rast se partia e tij, dhe ai si kandidat nuk arrijnë t`i sigurojnë votat për të udhëhequr qeverinë e vendit për katër vitet e ardhshme, Lumir Abdixhiku ka qenë i prerë se nuk ia shtrin dorën e bashkëpunimit Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai në intervistën për Rubikon, tha se arsyeja pse nuk bën bashkëqeverisje me LVV-në lidhet me atë se partinë e tij e quajtën bashkëpunëtore të Serbisë.
“Unë jam i ri në politikë por nuk mund të bashkëpunoj me dikë që më konsideron bashkëpunëtor të Serbisë. Nëse kështu e keni bindjen, kjo nuk shkon, ose duhet me dal me sqaru para popullit… po s`me vyen sqarimi. Këta nuk janë të padijshëm, por po janë tu bë mashtrim publik me rrezikim të jetës së njerëzve. Këta njerëz unë i kam pas partnerë të koalicionit, në shtëpinë time është diskutua koalicioni, ky njeri ka qenë Shpejtimi”.
“Me autorizime të plota partiake, kemi folur gjerë e gjatë për gjërat më bazike, ai së paku dinjitetshëm duhet ta thotë se unë nuk mund ta them për disa njerëz që e di me atë gjuhë. Kjo nuk është personale, është partiake. Ai e konsideron LDK-në që duhet të mbytet, duhet të shuhet, është pro-Vuçiq. Në rrethana të tilla unë nuk fali. Parimet nuk i thej me dit që me kushton me jetë [karrierë], nuk e fali”, u zotua Abdixhiku.