Abdixhiku në Istog: Kënaqësi me qenë në shtëpinë tonë politike në Istogun e Ibrahim Rugovës
Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka thënë se nuk ka kënaqësi më të madhe se sa kur LDK-ja mblidhet në shtëpinë e vet politike në Istog. Në tubimin e sotëm me qytetarë atje, ai tha se është në Istogun e Ibrahim Rugovës. “Istogu jonë kjo kala, kjo kështjellë e pamposhtur e LDK-së, qenka


Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka thënë se nuk ka kënaqësi më të madhe se sa kur LDK-ja mblidhet në shtëpinë e vet politike në Istog.
Në tubimin e sotëm me qytetarë atje, ai tha se është në Istogun e Ibrahim Rugovës.
“Istogu jonë kjo kala, kjo kështjellë e pamposhtur e LDK-së, qenka ngritur sot në këmbë dhe kjo ringritje qenka e qartë, kjo ri ngritje qenka e zjarrtë, përgjigja është e thjeshtë, për ata që se kuptojnë Istogu nuk është vetëm LDK, Istogu është vet LDK-ja”, tha ai.
Ndër tjera, ai shtoi se istogasit i qëndruan çdo herë “besnik partisë së Rugovës”.
“Të dashur qytetarë të Istogut ju i keni qëndruar besnik përherë, përherë partisë së Ibrahim Rugovës, birit tuaj e shqiptarit më të madh”, tha Abdixhiku, sipas EO-së.