Meritat e Bashës apo Berishës? Euroatlantiku: O Rame, t’u fjet gjum futëm Shqipërinë në NATO, hoqëm vizat me BE

Lulzim Basha vijon të këmbëngul se Shqipërinë në NATO dhe heqjen e vizave me Be është rezultat i punës së tij të bërë gjatë kohës që ishte ministër i Jashtëm në qeverinë “Berisha”. Në një video, tashmë të zakonshme, Basha është përpjekur të ironizoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se ai duke fjetur gjumë gjatë […]

Mars 24, 2025 - 22:00
 0  5
Meritat e Bashës apo Berishës? Euroatlantiku: O Rame, t’u fjet gjum futëm Shqipërinë në NATO, hoqëm vizat me BE

Lulzim Basha vijon të këmbëngul se Shqipërinë në NATO dhe heqjen e vizave me Be është rezultat i punës së tij të bërë gjatë kohës që ishte ministër i Jashtëm në qeverinë “Berisha”.

Në një video, tashmë të zakonshme, Basha është përpjekur të ironizoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se ai duke fjetur gjumë gjatë kohës që ushte ministër bëri punë të mëdha për integrimin e vendit dhe se kryeministri aktual ka si arritje vetëm futjen e shokëve të tij në burg.

“O Rame, t’u fjet gjum futëm Shqipërinë në NATO, hoqëm vizat me Bashkimin Europian. Kurse ti zgjuar, çfarë arrite? Lali Eri tek vendi, Ilir Beqja tek vendi, Saje Qorin tek vendi, Ben Ahmetaj ka ik për momentin, por gati e ka vendin, Ter Koka tek vendi. Për të mos llogarit pastaj kryebashkiakët dhe deputetët Rame, se për ty kush nuk vjedh fle gjum Rame. Si the “me kë do flasin me Bashkimin Europian”? E mër Ram, e di si më tha një shok i joti kryeministër, ku ulet në të vetmen tavolinë ku ulet Shqipëria Euroatlantike në NATO që e gjete gati. Më tha në fillim qeshim me shakatë e Ramës, tashi qeshin me Ramën. E mor Rame, e mori vesh bota 7×7 = 313-të Rame” – shprehet Basha.

Nuk është hera e parë që Basha merr meritat për futjen e vendit në NATO dhe liberalizimin e vizave me BE, ai këtë strategji e bëri edhe në vitin 2021, por pa sukses, duke humbur thellë përball PS.

Për qytetarët mbetet e paqartë nëse këto merita i përkasin Bashës apo kryetarit të PD, Sali Berisha i cili qeverisi vendin për 8 vite kur u realizuan këto procese integruese të rëndësishme për vendin.