Durmishi: Ministria e Ekonomisë nuk është kompetente për inspektim në objektet për kabare e disko

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durimishi informoi për të gjitha kompetencat që ka Ministria e Ekonomisë dhe Punës në lëshimin e licencave, si dhe për masat dhe zgjidhjet ligjore që do të ndërmerren dhe që janë në kompetencë të ME-së. Në pjesën e lëshimit të licencave, sipas Ligjit për Veprimtarinë Hotelierike, për të funksionuar […] The post Durmishi: Ministria e Ekonomisë nuk është kompetente për inspektim në objektet për kabare e disko appeared first on InfoShqip.com.

Mars 26, 2025 - 15:00
 0  7
Durmishi: Ministria e Ekonomisë nuk është kompetente për inspektim në objektet për kabare e disko

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durimishi informoi për të gjitha kompetencat që ka Ministria e Ekonomisë dhe Punës në lëshimin e licencave, si dhe për masat dhe zgjidhjet ligjore që do të ndërmerren dhe që janë në kompetencë të ME-së. Në pjesën e lëshimit të licencave, sipas Ligjit për Veprimtarinë Hotelierike, për të funksionuar si klub nate, kabare, disko-klub apo disko-klub në hapësirë të hapur, është e detyrueshme të posedohet licencë valide. Këtë licencë e lëshon Ministria e Ekonomisë dhe Punës pas paraqitjes së kërkesës për lëshimin e licencës, në formularin për pagesën e tarifës për shërbime.

Durmishi theksoi se bashkë me kërkesën, duhet të dorëzohet edhe dokumentacioni në vijim:

1.Vendimi për regjistrim në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut (origjinal, jo më i vjetër se 6 muaj);

2.Vendimi i këshillit komunal për përcaktimin e tarifës për kabare, klub nate, disko-klub dhe disko-klub në hapësirë të hapur;

3.Aplikacioni për përmbushjen e kushteve minimale teknike për zhvillimin e veprimtarisë hoteliere (kopje);

4.Pëlqimi nga organi i administratës shtetërore kompetent për punët nga sfera e punëve të brendshme, që konfirmon përmbushjen e kushteve për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe sigurinë e trafikut (origjinal).

“Aplikacioni për përmbushjen e kushteve minimale teknike për zhvillimin e veprimtarisë hotelierike kopje, këtu tek ky nen, në të cilin duhet të aplikohet për përmbushjen e kushteve minimale teknike, në vitin 2008, me aq sa jam i informuar, është bërë ndrdyshim i ligjit, për të arritur që të ketë një klimë të biznesit më të përshtatshme dhe ta arrijnë palët sa më shpejtë në dokumentacionin e duhur, por siç shihet është keqpërdorur. Para viti 2008, para se të sillet ky ligj në fuqi, është dashur që Inspektorati Shtetëror i Tregut të dalë në terren dhe të sjellë një aktvendim, të cilin vendim e dorëzon në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, dhe në atë dokument të bazuar më pastaj Ministria e Ekonomisë lëshon licencën”, tha Durmishi.

The post Durmishi: Ministria e Ekonomisë nuk është kompetente për inspektim në objektet për kabare e disko appeared first on InfoShqip.com.