Kosova mposht Islandën, ngritet në Ligën B të Kombeve

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’ dhe është inkuadruar në Ligën B të Ligës së Kombeve. Ishin islandezët që befasuar qysh në start të ndeshjes, pasi kaluan në epërsi (1-0) vetëm pas dy minutash lojë, por kjo ishte e tëra çfarë arritën të bëjnë. […]

Mars 23, 2025 - 23:00
 0  6
Kosova mposht Islandën, ngritet në Ligën B të Kombeve

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’ dhe është inkuadruar në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ishin islandezët që befasuar qysh në start të ndeshjes, pasi kaluan në epërsi (1-0) vetëm pas dy minutash lojë, por kjo ishte e tëra çfarë arritën të bëjnë.

Më pas Kosova dominoi, dhe arriti fitore bindëse falë supersulmuesit Vedat Muriqi, i cili shënoi tre gola.

Në minutën e 35-të, Kosova arriti barazimin pas golit që shënoi Muriqi, i cili barazoi 1-1.

Golin e dytë përfaqësuesja jonë e shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, sërish përmes Muriqit.

Për 3:1, sulmuesi nga Prizreni, shënoi në minutën e 79-të, duke kompletuar het-trikun e tij të parë në fanellën e përfaqësueses.

Islanda bie nga Liga B në Ligën C, ndërsa Kosova avancon për një nivel.

Kosova në tri edicionet e fundit ka garuar në Ligën C të Ligës së Kombeve. Në edicionin e parë ishte madje në Ligën D. Në edicionin e ardhshëm, 2026/2027 do të jetë në Ligën B.