Abdixhiku: Në Lipjan, populli foli – këtu nuk ka garë, këtu ka referendum elektoral
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka qenë në tubimin e kandidatit të kësaj partie për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, teksa ka thënë se në Lipjan populli ka folur. “Foli për te gjithë ata që artificialisht ndërtojnë rrëfime gare në Lipjan. Këtu nuk ka garë, këtu ka referendum elektoral. Të tjerët vijnë e shkojnë, por […]


Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka qenë në tubimin e kandidatit të kësaj partie për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, teksa ka thënë se në Lipjan populli ka folur.
“Foli për te gjithë ata që artificialisht ndërtojnë rrëfime gare në Lipjan. Këtu nuk ka garë, këtu ka referendum elektoral. Të tjerët vijnë e shkojnë, por Imria dhe LDK fitojnë në Lipjan. Fitore me të parën dhe asgjë më pak”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Në Lipjan, populli foli!
Foli për te gjithë ata që artificialisht ndërtojnë rrëfime gare në Lipjan. Këtu nuk ka garë, këtu ka referendum elektoral.Të tjerët vijnë e shkojnë, por Imria dhe LDK fitojnë në Lipjan. Fitore me të parën dhe asgjë më pak.
Tre mandate punë e përkushtim janë bërë themel i një qyteti që ecën përpara, që punon, ndërton, s’ndalet! Shembull ne Kosovë. Ky është Lipjani i Imrisë, Lipjani i LDK-së, Lipjani i njerëzve të ndershëm që dinë të dallojnë punën nga propaganda, shpifja e piskama.Shihemi në festën e 12 tetorit lipjanas!
Ju faleminderit për këtë pritje që na la pa fjalë.LDK përgjithmonë.