Gjeneral Giqa mbështet kandidatët për asambleistë të LDK-së
Gjeneral Giqa Knushi ka dalë në mbështetje të asamblistve të LDK-së në Junik. Postimi i tij i plotë: shoh postera të ndryshëm në Junik, gjë që është krejt normale në kohë fushatës. Mirëpo ajo që po më bën përshtypje është pëmbajtja e këtyre posterave. Si shembull, kryetari Ruzhdi Shehu i promovon njëlloj të gjithë kandidatët […]


Gjeneral Giqa Knushi ka dalë në mbështetje të asamblistve të LDK-së në Junik.
Postimi i tij i plotë:
shoh postera të ndryshëm në Junik, gjë që është krejt normale në kohë fushatës.
Mirëpo ajo që po më bën përshtypje është pëmbajtja e këtyre posterave. Si shembull, kryetari Ruzhdi Shehu i promovon njëlloj të gjithë kandidatët për asamble. Asnjërin kandidat nuk e privilegjon dhe asnjërin nuk e diskriminon.
Në anën tjetër po i shoh edhe posterat e kandidatit të AAK për kryetar të Junikut (njëkohësisht ish kryetar për 12 vite). Siç duket ai e ka përzgjedhur një kandidat të preferuar me mbiemër të njëjtë sikurse vet ai, dhe po mendon që t’i fitoj zgjedhjet vetëm me atë person! Ndoshta kjo qenka arsyeja pse qeverisja e tij për 12 vite sot po cilësohet si dështim. Por ska dilemë që kjo është një nga shumë arsyet për të cilat ai do të humbë zgjedhjet këtë të Diel më 12 tetor.
Junikasit dhe ne mërgimtarët duhet të vlerësojmë me kujdes dhe të analizojmë edhe këto detaje të rëndësishme. Kur është në pyetje fati i Junikut, duhet të jemi gjakftoftë dhe të votojmë për ata që e meritojnë me të vërtetë votën tonë.
Për mua tanimë ska dilemë që Ruzhdi Shehu do të fitoj këto zgjedhje pa balotazh. Mirëpo siç po shihet, edhe kandidatët e LDK për asamblenë e Junikut do të fitojnë shumicën e votave.
Urime Ruzhdi Shehu mandati i dytë. Urime Junikut dhe mërgatës.