Imri Ahmeti qon në këmbë Lipjanin: Fitorja e padiskutueshme e LDK-së me 12 tetor

Sonte, në një tubim madhështor, Imri Ahmeti, kryetar aktual i Lipjanit dhe kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për një mandat të dytë, shpalli mesazhin e tij të fuqishëm për vazhdimin e zhvillimit dhe transformimit të qytetit. Me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur mbështetje të pandashme për vizionin […]

tetor 6, 2025 - 22:30
 0
Imri Ahmeti qon në këmbë Lipjanin: Fitorja e padiskutueshme e LDK-së me 12 tetor

Sonte, në një tubim madhështor, Imri Ahmeti, kryetar aktual i Lipjanit dhe kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për një mandat të dytë, shpalli mesazhin e tij të fuqishëm për vazhdimin e zhvillimit dhe transformimit të qytetit. Me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur mbështetje të pandashme për vizionin dhe punën e tij gjatë periudhës së mandatit të kaluar.

“Lipjani është zemra që rreh më fort se kurrë,” tha Ahmeti gjatë fjalimit të tij, duke shtuar se ky tubim është simbol i suksesit dhe angazhimit për të vazhduar përpara. Ai theksoi se bashkëpunimi i qytetarëve dhe angazhimi i LDK-së kanë sjellë rezultate të prekshme në çdo lagje dhe fshat të Lipjanit, duke përmirësuar jetën e qytetarëve dhe duke krijuar mundësi të reja zhvillimi.

“Bashkë kemi ndërtuar, bashkë kemi zhvilluar dhe bashkë do të vazhdojmë të ecim përpara,” u shpreh Ahmeti, duke theksuar se ky entuziazëm dhe mbështetje janë rezultat i punës së ndershme dhe transparente që ka realizuar ekipi i tij gjatë mandatit të kaluar.

Ai po ashtu theksoi se Lipjani është një model për të tjerët, duke e krahasuar me ato komuna që ende mbështeten në fjalë dhe propagandë. “Lipjani ka zgjedhur të ardhmen, ka zgjedhur punën, ka zgjedhur zhvillimin dhe jo propagandën,” u shpreh ai.

Në fund, Imri Ahmeti falenderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, duke siguruar se do të vazhdojë të punojë për një Lipjan më të mirë dhe më të zhvilluar. Ai përfundoi duke thënë se “Lipjani ishte, është dhe do të mbetet bastioni i fitores së LDK-së.”

Me këtë mesazh të fuqishëm, Lipjani konfirmon se po ecën përpara dhe se e ardhmja e tij është e ndritur, nën udhëheqjen e Imri Ahmetit dhe LDK-së. /ORAinfo/