Abdixhiku shpreh ngushëllime për vde*kjen e Faton Osmanit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i shpreh ngushëllime familjes Osmani dhe gjithë komunitetit të gazetarisë në Kosovë, për ndarjen nga jeta të themeluesit dhe pronarit të Agjencisë së Lajmeve, Ekonomia Online, Faton Osmani. Në telegramin e ngushëllimeve Abdixhiku tha ishte it rishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Faton Osmanit, themeluesit dhe

shkurt 11, 2025 - 14:00
 0  4
Abdixhiku shpreh ngushëllime për vde*kjen e Faton Osmanit
abdixhiku-shpreh-ngushellime-per-vde*kjen-e-faton-osmanit

abdixhiku-shpreh-ngushellime-per-vde*kjen-e-faton-osmanit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i shpreh ngushëllime familjes Osmani dhe gjithë komunitetit të gazetarisë në Kosovë, për ndarjen nga jeta të themeluesit dhe pronarit të Agjencisë së Lajmeve, Ekonomia Online, Faton Osmani.

Në telegramin e ngushëllimeve Abdixhiku tha ishte it rishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Faton Osmanit, themeluesit dhe pronarit të Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online.

” Me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, ai ishte zë i fuqishëm në fushën e gazetarisë, duke siguruar informim profesional të saktë, të drejtë dhe të paanshëm. Përmes punës së tij të palodhshme, Faton Osmani vendosi standarde të larta në median kosovare, duke ndërtuar një platformë të besueshme informimi dhe duke kontribuar në forcimin e gazetarisë së pavarur”.

“Ai do të kujtohet për integritetin, pasionin dhe përkushtimin e tij ndaj së vërtetës. Puna dhe angazhimi i tij do të mbeten një trashëgimi për brezat e ardhshëm të gazetarëve”.

“Në këto momente të rënda, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal ju shpreh ngushëllime familjes Osmani, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarisë në vend. U prehtë në paqe!”, ka thënë Abdixhiku.