Nezir Kraki me akuza: Vëllai i ish-kryeministrit Avdullah Hoti, prej Ratkoci ka ardhë me votu në Junik, e kam verifikuar personalisht

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki në “Adresa” komentoi zgjedhjet në Junik, ku pas përfundimit të rezultateve , u tha se kishte pasur parregullsi gjatë zgjedhjve në atë qytet, raporton Gazeta10.  Kraki tha se e kishte shpërndarë një deklaratë të Daut Haradinajt, ku kishte thënë se në Junik kishte pasur prurje anormale të votuesve. Ai

Nëntor 7, 2025 - 00:30
 0
Nezir Kraki me akuza: Vëllai i ish-kryeministrit Avdullah Hoti, prej Ratkoci ka ardhë me votu në Junik, e kam verifikuar personalisht
Nezir Kraki me akuza: Vëllai i ish-kryeministrit Avdullah Hoti, prej Ratkoci ka ardhë me votu në Junik, e kam verifikuar personalisht

Nezir Kraki me akuza: Vëllai i ish-kryeministrit Avdullah Hoti, prej Ratkoci ka ardhë me votu në Junik, e kam verifikuar personalisht

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki në “Adresa” komentoi zgjedhjet në Junik, ku pas përfundimit të rezultateve , u tha se kishte pasur parregullsi gjatë zgjedhjve në atë qytet, raporton Gazeta10. 

Kraki tha se e kishte shpërndarë një deklaratë të Daut Haradinajt, ku kishte thënë se në Junik kishte pasur prurje anormale të votuesve. Ai tha se para dy apo tre ditëve kishte postuar në Facebook se vëllai i ish-kryeministrit Avdullah Hoti, nga Ratkoci i Rahovecit kishte shkuar për të votuar në Junik.

Kraki tha se ai ishte regjistruar si banor i Junikut, në mënyrë të përkohshme dhe sipas të dhënave që i kishte, ishin rreth 300 persona që kishin marrë banim të përkohshëm në Junik vetëm sa për të votuar.

Kraki tha se e kishte verifikuar vet personalisht që vëllai i ish-kryeministrit Avdullah Hoti ishte regjistruar si banor i Junikut. Ai gjithashtu ironizoi me të, duke thënë se ndodha është regjistruar edhe si studentë dhe ndoshta ka kërkuar ndonjë cimer në Junik për të banuar bashkë[ me të, pavarësisht se në Junik nuk ka universitet. Gjithashtu ai tregoi se në adresën ku vëllai i ish-kryeministrit Avdullah Hoti ishte regjistruar si banor, ishin rreth 20 persona në KQZ që kanë të njejtën adresë banimi./Gazeta10

Deklarata e plotë e Krakit: