Aksidentohet traktori në Istog, lëndohet shoferi

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti me traktor në fshatin Suhogërll të Istogut.  Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. I njëjti tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. “Rreth orës 17:20 Stacioni Policor Istog është njoftuar

Nëntor 7, 2025 - 00:30
 0
Aksidentohet traktori në Istog, lëndohet shoferi
Aksidentohet traktori në Istog, lëndohet shoferi

Aksidentohet traktori në Istog, lëndohet shoferi

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti me traktor në fshatin Suhogërll të Istogut. 

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. I njëjti tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

“Rreth orës 17:20 Stacioni Policor Istog është njoftuar për një vetaksaident. Në aksident ka qenë i përfshirë një mjet bujqësor (traktor), ku një person ka pësuar lëndime, dhe i njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë”, tha Gashi.

I njëjti tha se rasti është duke u hetuar.