Abdixhiku takon banorët e fshatit Stravuqinë të Suharekës: LDK afron, përbashkon dhe ndërton të ardhmen
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër të Kosovës nga kjo parti, Lumir Abdixhiku është takuar sonte me banorët e fshatit Stravuqinë të Suharekës. Abdixhiku thotë se LDK është kthyer në rrënjët e saj, prandaj edhe kanë mbështetjen e qytetarëve. “Sapo mbyllëm ditën sot, për të thënë mbrëmjen më drejtë, në fshatin Stravuqinë të Suharekës.
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër të Kosovës nga kjo parti, Lumir Abdixhiku është takuar sonte me banorët e fshatit Stravuqinë të Suharekës.
Abdixhiku thotë se LDK është kthyer në rrënjët e saj, prandaj edhe kanë mbështetjen e qytetarëve.
“Sapo mbyllëm ditën sot, për të thënë mbrëmjen më drejtë, në fshatin Stravuqinë të Suharekës. Sërish, një pritje e ngrohtë, e madhe, e plot interesim – sidomos nga të rinjtë – në këtë fshat të vogël por me zemër të madhe! Momentum i jashtëzakonshëm dhe këtu. LDK është kthyer në rrënjë; prandaj na presin hapur, prandaj na mbështesin me plot zemër, prandaj na ringrisin ku na kanë parë gjithëherë!”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Sapo mbyllëm ditën sot, për të thënë mbrëmjen më drejtë, në fshatin Stravuqinë të Suharekës. Sërish, një pritje e ngrohtë, e madhe, e plot interesim – sidomos nga të rinjtë – në këtë fshat të vogël por me zemër të madhe!
Momentum i jashtëzakonshëm dhe këtu. LDK është kthyer në rrënjë; prandaj na presin hapur, prandaj na mbështesin me plot zemër, prandaj na ringrisin ku na kanë parë gjithëherë!
LDK afron, përbashkon dhe ndërton të ardhmen për popullin e vet, për Republikën tonë dhe gjithë breznitë që do të vijnë pas nesh!