Ademi: AKI është shumë përpara, edhe agjencitë e paguara nga qeveria nuk mund ta fshehin realitetin
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar lidhur me matjet e fundit të opinionit publik, duke theksuar se përparësia e AKI-së është e dukshme dhe nuk mund të mbulohet nga The post Ademi: AKI është shumë përpara, edhe agjencitë e paguara nga qeveria nuk mund ta fshehin realitetin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar lidhur me matjet e fundit të opinionit publik, duke theksuar se përparësia e AKI-së është e dukshme dhe nuk mund të mbulohet nga manipulimet, përcjell Flaka
“As agjencitë e paguara me para qeveritare nuk mund ta fshehin realitetin: AKI është shumë, shumë përpara,” tha Ademi.
Ai akuzoi pushtetin se po përpiqet të zvogëlojë artificialisht diferencën mes subjekteve politike.
“Edhe me gjithë ‘inxhinierinë’ në shifra për të zvogëluar dallimin, qytetarët po e thonë qartë: mjaft me nënçmim dhe vasalitet!” – theksoi ai.
Sipas tij, avantazhi i AKI-së po rritet dita-ditës, veçanërisht me afrimin e referendumit të 19 tetorit.
“Sa më shumë që afrohet referendumi i 19 tetorit, aq më e madhe bëhet diferenca!” – deklaroi Arbër Ademi. Flaka
The post Ademi: AKI është shumë përpara, edhe agjencitë e paguara nga qeveria nuk mund ta fshehin realitetin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
