Zekolli Shaqiri: 25 milionë euro për sheshin “Skënderbeu” dhe parkingun modern nëntokësor në Çair

Shkup, 15 shtator –  Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka njoftuar se sot është hapur thirrja për tenderimin e projektit më të madh kapital në historinë e… The post Zekolli Shaqiri: 25 milionë euro për sheshin “Skënderbeu” dhe parkingun modern nëntokësor në Çair first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shtator 15, 2025 - 17:00
 0
Zekolli Shaqiri: 25 milionë euro për sheshin “Skënderbeu” dhe parkingun modern nëntokësor në Çair

Shkup, 15 shtator –  Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka njoftuar se sot është hapur thirrja për tenderimin e projektit më të madh kapital në historinë e Komunës së Çairit – ndërtimin e fazës së tretë të sheshit “Skënderbeu”, që përfshin edhe një parking modern nëntokësor, përcjell PressOnline.al.

Ajo theksoi se bëhet fjalë për një investim të madh strategjik, me vlerë mbi 25 milionë euro, i cili financohet tërësisht nga Qeveria dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, për shkak se përmasat e tij janë përtej mundësive financiare të një komune të vetme.

Sipas Zekolli Shaqirit, projekti do t’i japë një funksion tërësisht të ri sheshit “Skënderbeu”. Parkimi aktual mbi sipërfaqe do të eliminohet dhe hapësira e liruar do të shndërrohet në një shesh të hapur për qytetarët – një hapësirë moderne dhe dinamike, e cila do të shërbejë për tubime publike, manifestime dhe ngjarje kulturore.

“Parkimi do të transferohet në dy nivele nëntokësore, të ndërtuara sipas standardeve bashkëkohore. Janë paraparë gjithsej 12.520 metra katrorë hapësirë, me kapacitet për mbi 400 automjete. Kjo zgjidhje do të adresojë përfundimisht mungesën e vendeve të parkimit në zonën e Çarshisë, duke përmirësuar qasjen dhe duke gjallëruar funksionin tregtar e kulturor të një prej zonave më të rëndësishme të Shkupit”, theksoi ajo.

Zëvendësministrja shtoi se ky projekt është një shembull konkret i qeverisjes me përgjegjësi dhe i përkushtimit për realizimin e veprave të mëdha, e jo thjesht premtimeve.

“Qëllimi ynë është i qartë: të sjellim investime kapitale, të realizojmë projekte strategjike dhe ta modernizojmë Çairin, duke e bërë një komunë të denjë për qytetarët e saj. Ky është Çairi që po ndërtojmë së bashku – më modern, më funksional dhe në shërbim të çdo qytetari”, deklaroi Zekolli Shaqiri.

The post Zekolli Shaqiri: 25 milionë euro për sheshin “Skënderbeu” dhe parkingun modern nëntokësor në Çair first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.