Adi Qamili shpërthen ndaj Telekom MK: “Bojkot, do ta ndërpres kontratën”

Gazetari Adi Qamili ka reaguar ashpër ndaj Telekom MK, duke e akuzuar për trajtim të padrejtë ndaj shikuesve shqiptarë në vend. Në një reagim publik, Qamili shprehet se është e The post Adi Qamili shpërthen ndaj Telekom MK: “Bojkot, do ta ndërpres kontratën” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 26, 2026 - 23:30
Adi Qamili shpërthen ndaj Telekom MK: “Bojkot, do ta ndërpres kontratën”

Gazetari Adi Qamili ka reaguar ashpër ndaj Telekom MK, duke e akuzuar për trajtim të padrejtë ndaj shikuesve shqiptarë në vend.

Në një reagim publik, Qamili shprehet se është e papranueshme që qytetarët të paguajnë shërbime të shtrenjta, ndërkohë që nuk u ofrohen ndeshjet e rëndësishme të përfaqësueseve të rajonit.

“Turp për Telekom MK që zhvatë kontrata për TV kanale sportive nga gjysma e qytetarëve shqiptarë dhe nuk transmetojnë ndeshje futbolli të reprezentacioneve të Ballkanit që luajnë në play-off për publikun që paguan çmime të majme te një kompani publiko-private,” – deklaroi ai.

Ai shtoi më tej se kjo situatë nuk është e re dhe e cilësoi si një qasje të papranueshme edhe në aspektin sportiv.

“Kjo nuk është hera e parë dhe unë që nesër do e heq kontratën me këto kompani abanofobe. Bojkot!!!” – theksoi Qamili.

Reagimi i tij ka nxitur debat në opinion, sidomos mes abonentëve që kërkojnë më shumë transparencë dhe përmbajtje cilësore në paketat sportive që paguajnë. Gazeta Flaka

The post Adi Qamili shpërthen ndaj Telekom MK: “Bojkot, do ta ndërpres kontratën” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .