Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në Qeveri, largohen Balluku, Spiropali e Vengu
Këtë të mërkurë, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri. Begaj, dekretoi sot shkarkimin nga detyra te Belinda Balluku si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Elisa Spiropalit, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Pirro Vengut, Ministër i Mbrojtjes; Albana Koçiut, Ministër i Punëve të Brendshme; Besfort Lamallarit, Ministër i Drejtësisë; Toni […]
Këtë të mërkurë, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri.
Begaj, dekretoi sot shkarkimin nga detyra te Belinda Balluku si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Elisa Spiropalit, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Pirro Vengut, Ministër i Mbrojtjes; Albana Koçiut, Ministër i Punëve të Brendshme; Besfort Lamallarit, Ministër i Drejtësisë; Toni Gogut, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Po ashtu Presidenti dekretoi emërimin në detyrë të: Albana Koçiut, si zëvendëskryeministër; Ferit Hoxhës, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Besfort Lamallarit, Ministër i Punëve të Brendshme; Ermal Nufit, Ministër i Mbrojtjes; Toni Gogut, Ministër i Drejtësisë; Enea Karakaçit, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Erjona Ismailit, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Njoftimi i Presidencës:
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin nga detyra të:
Znj. Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Znj. Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
- Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes;
Znj. Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme;
- Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë;
- Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Po sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi emërimin në detyrë të:
Znj. Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;
- Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
- Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;
- Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;
- Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;
- Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Znj. Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.