Agjencia ndaloi përdorimin e dronëve në dy qytetet e Maqedonisë së Veriut
Agjencia e Aviacionit Civil ka ndaluar përdorimin e dronëve në hapësirën e Koçanit dhe Shtipit në këtë periudhë, transmeton Portalb.mk. “Mbi territorin e qytetit të Koçanit dhe Shtipit është vendosur ndalesë për kryerjen e çfarëdo operacioni me dron”, njoftoi Agjencia e Aviacionit Civil. Agjencia sqaroi që kjo ndalesë është për çdo lloj të aktivitetit, ndërsa […]


Agjencia e Aviacionit Civil ka ndaluar përdorimin e dronëve në hapësirën e Koçanit dhe Shtipit në këtë periudhë, transmeton Portalb.mk.
“Mbi territorin e qytetit të Koçanit dhe Shtipit është vendosur ndalesë për kryerjen e çfarëdo operacioni me dron”, njoftoi Agjencia e Aviacionit Civil.
Agjencia sqaroi që kjo ndalesë është për çdo lloj të aktivitetit, ndërsa çdo operator nëse është i interesuar të përdor dronët, duhet të planifikon në adresën www.drone.gov.mk.
“Operimi i paautorizuar dhe i pakoordinuar i këtyre dronëve, jo vetëm e kërcënon komunikacionin ajror, por mund të shkakton pasoja serioze në jetën dhe pasurinë e personave të tretë në vend”, sqaroi Agjencia.
Ndryshe, në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Deri në këto momente, është caktuar paraburgim për të gjithë 16 të dyshuarit dhe ka pasur bastisje në Komunën e Koçanit. Ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektesi, ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Goran Trajkovski përfunduan në Shutkë.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.
- LEXO: Shkup, protestuesit në heshtje kërkuan përgjegjësi për viktimat dhe të lënduarit në Koçan (VIDEO)
- LEXO: Paraburgim për të gjithë 16 të dyshuarit dhe bastisje në Komunën e Koçanit, Bekteshi dhe Trajkovski përfunduan në Shutkë
- LEXO: Nga gjitha tragjeditë që tronditën RMV-në, zjarri në Koçan është i treti për nga numri i viktimave (Infografik)
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj