Shkup, protestuesit në heshtje kërkuan përgjegjësi për viktimat dhe të lënduarit në Koçan (VIDEO)

Mijëra protestues u mblodhën sonte në sheshin e qytetit të Shkupit për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me tragjedinë që kanë ndodhur në Koçan. Protesta ishte e qetë dhe filloi me një heshtje të trishtë 16 minutëshe, transmeton Portalb.mk. Qytetarët paralajmëruan se do të ketë sërish tubime të tilla. Protestuesit revoltën e shprehën […]

Mars 19, 2025 - 02:00
 0  3
Shkup, protestuesit në heshtje kërkuan përgjegjësi për viktimat dhe të lënduarit në Koçan (VIDEO)
18.03.25 Protesta në Shkup për tragjedinë e zjarrit në Koçan. Foto nga Fisnik Xhelili Portalb.mk

Mijëra protestues u mblodhën sonte në sheshin e qytetit të Shkupit për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me tragjedinë që kanë ndodhur në Koçan. Protesta ishte e qetë dhe filloi me një heshtje të trishtë 16 minutëshe, transmeton Portalb.mk. Qytetarët paralajmëruan se do të ketë sërish tubime të tilla.

Protestuesit revoltën e shprehën me mbishkrime të natyrës:

  • “Nuk do të kishte kaq gjak sikur të ishte gjithçka sipas ligjit”
  • “Shtet që digjet lehtë”
  • “Paratë i numëroni me duar të lyera me gjak”
  • “Sistemi i juaj mbyti një gjeneratë të tërë”
  • “Korrupsioni vret!”

“Korrupsioni po na vret për çdo ditë, në spital, në diskotekë, në autobus. Nuk e dimë se ku do të plasë herën tjetër” u deklaruan protestuesit.

“Ky vend nuk është i sigurt për të jetuar, këtu vetëm vdiset. Nëse nuk vazhdojmë të çohemi në këmbë për gjithë këto raste, mos të habitemi kur të ndodhë diçka e ngjajshme, duhet që populli të vetëdijesohet dhe të kërkojë përgjegjësi në institucione.”u deklaruan protestuesit.

“Jemi bërë vend i tragjedive, nuk po përmendemi për të mirë, vetëm skandale!” u deklaruan protestuesit.

Ekipi i Portalbit ju sjell pamje:

Në një moment ata i hapën dritat e celularëve të tyre. Disa ndiznin qirinj dhe lanë lule para shatërvanit qendror në kujtim të 59 viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls”.

Organizatorët e protestës “Kush është i radhës”, kërkuan që mos të bllokohen rrugët që veturat mjekësore të mund të lëvizin pa pengesë në komunikacion. Por, ata thanë se së shpejti do të vijojnë protestat në rrugë.

Me tullumbace të zeza të lëshuara në qiell të pranishmit shprehën zemërimin dhe pikëllimin e tyre. Atmosfera u karakterizua nga heshtja dhe fytyrat e të pranishmëve mbanin dhimbje dhe trishtim.

“Kam një mesazh shumë të thjeshtë, dhe ai është se duhet ta zhdukim këtë sistem korrupsioni,” tha një i ri nga Shkupi.

U protestua edhe në Kumanovë, Gostivar, Manastir, Strumicë dhe Koçan.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Deri në këto momente, është caktuar paraburgim për të gjithë 16 të dyshuarit dhe ka pasur bastisje në Komunën e Koçanit.  Ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektesi, ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Goran Trajkovski përfunduan në Shutkë.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.