AGK-ja dënon sulm*in e Kryeministrit Kurti ndaj mediave: “Gjuha e tij është e rrezikshme dhe nxit urrejtje”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një mbledhjeje të partisë së tij, Vetëvendosje, ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër mediave, duke e shfrytëzuar këtë mundësi për të sulmuar gazetarët dhe median kosovare. Ai ka thënë se mediat gjithmonë fajësojnë qeverinë për çdo sulm të Serbisë ndaj Kosovës, por nuk e përmendin kurrë Serbinë si
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një mbledhjeje të partisë së tij, Vetëvendosje, ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër mediave, duke e shfrytëzuar këtë mundësi për të sulmuar gazetarët dhe median kosovare. Ai ka thënë se mediat gjithmonë fajësojnë qeverinë për çdo sulm të Serbisë ndaj Kosovës, por nuk e përmendin kurrë Serbinë si fajtor
Kurti ka shtuar se për arsye të caktuara, mediat janë më shumë kundër qeverisë në mandatin e tij, duke theksuar dy arsye kryesore: së pari, që qeveria nuk i paguan mediat, dhe së dyti, se mediat tani nuk frikësohen më nga pushteti.
“Mediat për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin çdoherë e gjetën tek qeveria jonë, por asnjëherë tek Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj”.
“Kurrë nuk kanë qenë më shumë media kaq shumë kundër qeverisë sesa në këtë katër vjeçarin tonë. Unë besoj se kjo është për dy arsye apo ndoshta shkaqe themelore. E para, sepse ne nuk i paguajmë. E dyta, sepse tash mediat nuk frikësohen më nga pushteti”, ka thënë Kurti.
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili e ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga Kryeministri. AGK-ja ka theksuar se kjo është një gjuhë ofenduese dhe e rrezikshme që i vendos gazetarët dhe punonjësit e mediave në rrezik, duke theksuar se një fjalor i tillë mund të nxisë urrejtje ndaj mediave dhe të krijojë një atmosferë të pasigurisë.
Në këtë kuadër, AGK-ja ka kërkuar që Kryeministri Kurti të ndalojë përdorimin e gjuhës që nxit urrejtjen ndaj mediave, dhe ka kërkuar që gazetarët dhe mediat në Kosovë të mund të ushtrojnë lirinë e tyre të shprehjes pa u penguar ose intimiduar nga pushteti.