Kurti uron Pashkët: E diela e Pashkës është dita më e madhe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar pashkët për të gjithë besimtarët e Kirshterë. Ai ka shkruar se e diela e Pashkës është dita më e madhe që kremtohet në çdo shtëpi besimtare. “E diela e Pashkës është dita më e madhe që kremtohet në çdo shtëpi besimtari, në çdo altar kishe prej 2025

Prill 20, 2025 - 13:00
 0  6
Kurti uron Pashkët: E diela e Pashkës është dita më e madhe
kurti-uron-pashket:-e-diela-e-pashkes-eshte-dita-me-e-madhe

kurti-uron-pashket:-e-diela-e-pashkes-eshte-dita-me-e-madhe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar pashkët për të gjithë besimtarët e Kirshterë.

Ai ka shkruar se e diela e Pashkës është dita më e madhe që kremtohet në çdo shtëpi besimtare.

“E diela e Pashkës është dita më e madhe që kremtohet në çdo shtëpi besimtari, në çdo altar kishe prej 2025 vitesh, çdo vit. Është më shumë se një festë, është një ftesë për reflektim, rilindje dhe shpresë. Kjo ditë na e sjell pranë mendjes e shpirtit dritën, dashurinë dhe ripërtëritjen. “ – ka shkruar ndër të tjera, deputeti Kurti.

Urimi i plotë

Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët e krishterë!

Këtë vit Pashkët i festojnë bashkë në të njëjtën datë besimtarët katolikë, ortodoksë e protestantë në të gjithë botën, e bashkë me ta edhe besimtarët shqiptarë kudo ku jetojnë.

E diela e Pashkës është dita më e madhe që kremtohet në çdo shtëpi besimtari, në çdo altar kishe prej 2025 vitesh, çdo vit. Është më shumë se një festë, është një ftesë për reflektim, rilindje dhe shpresë. Kjo ditë na e sjell pranë mendjes e shpirtit dritën, dashurinë dhe ripërtëritjen.

Ta duam njëri-tjetrin dhe atdheun në pambarim. Ta kemi shpresën të madhe sa dëshirat. Ta mbrojmë dritën siç e mbrojmë veten. Ta përmbushim sprovën e të qenit njerëz me besim e me virtytin e të mirës.

Qoftë kjo festë e Pashkëve e mbarë për të gjithë, për familjet e besimtarëve, për shqiptarët që mbrëmë i ndezën dritat e besimit në kishë, e sot kremtojnë në familjet e tyre.

Na bëftë të fuqishëm me durimin për mundimet, për betejën me të padrejtën, për vështirësinë e ndryshme ashtu që ta ndihmojmë përherë njëri-tjetrin me plot dashuri.

Qofshin lutjet e kësaj dite e mira që përhapet midis nesh!