Vëllai denoncon publikisht burrin që ia ngacmoi seks*ualisht motrën: Në autobus ka filluar ta prekë

I riu nga Mitrovica, Urall Boshnjaku, ka thënë se motra e tij 21-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një person i moshës madhore, të cilin ai në dukje e përshkruan si një 65-vjeçar. Në një postim në  Facebook, Boshnjaku ka ftuar Policinë e Kosovës që pas denoncimit publik të rastit që ai ia bëri të merren

Prill 20, 2025 - 12:00
 0  3
Vëllai denoncon publikisht burrin që ia ngacmoi seks*ualisht motrën: Në autobus ka filluar ta prekë
vellai-denoncon-publikisht-burrin-qe-ia-ngacmoi-seks*ualisht-motren:-ne-autobus-ka-filluar-ta-preke

vellai-denoncon-publikisht-burrin-qe-ia-ngacmoi-seks*ualisht-motren:-ne-autobus-ka-filluar-ta-preke

I riu nga Mitrovica, Urall Boshnjaku, ka thënë se motra e tij 21-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një person i moshës madhore, të cilin ai në dukje e përshkruan si një 65-vjeçar.

Në një postim në  Facebook, Boshnjaku ka ftuar Policinë e Kosovës që pas denoncimit publik të rastit që ai ia bëri të merren me të dhe të ndërmarrin masa menjëherë në arrestimin e këtij personi.

 

 

“Në Kosovë është zor me qenë gru/vajzë. Jo zor, shumë zor. Motra ime 21 vjeçare sot është nisë për në Prishtinë me autobusin e orës 12:35. Pranë saj është ulur një burrë në dukje 65 vjeçar. Pasi motra i ka ofruar të ulet pranë për shkak të moshës, plaku në fjalë ka filluar ta ngacmoj seksualisht, duke i thënë motrës “Ish kon mirë me mujt me gjet dikon me bo me pare”, duke aluduar në marrëdhënie seksuale por edhe duke e ngacmuar fizikisht me prekje në krah”.

“Motra ka reaguar menjëherë me zë të lartë dhe është detyruar të ngrihet nga vendi e të ulet në një ulëse tjetër, por as aty nuk është lënë rehat nga personi në fjalë i cili ka vazhduar ta ngacmoj motrën edhe veç me shikime. Ftoj publikisht Policinë që pas këtij denoncimi publik të merret me rastin dhe t’i marrë menjëherë masat për arrestimin e këtij qeni ngacmues”, ka pohuar Boshnjaku.