Festa e Pashkës, Presidenti Begaj mesazh të rinjve: Uroj të kenë një të ardhme të ndritur këtu në vendin e tyre

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, me rastin e festës së Pashkës. Në fjalën e tij për mediat, Begaj uroi të gjithë besimtarët e krishterë për sa më shumë besim dhe gëzim. Pjesë nga fjala e Begajt: “Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë, […]

Prill 20, 2025 - 13:00
 0  3
Festa e Pashkës, Presidenti Begaj mesazh të rinjve: Uroj të kenë një të ardhme të ndritur këtu në vendin e tyre

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, me rastin e festës së Pashkës.

Në fjalën e tij për mediat, Begaj uroi të gjithë besimtarët e krishterë për sa më shumë besim dhe gëzim.

Pjesë nga fjala e Begajt:

“Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë, është dritë, është shpresë, është besim, është gëzim. Është një shenjë që na fton për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes nesh. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë për shumë gëzim, begati e paqe në këto pashkë të gëzuara”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Një mesazh kishte edhe për të gjithë të rinjtë shqiptarë: “Uroj për një të ardhme më të mirë dhe të ndritur për ta këtu, në vendin e tyre.”

Mesazh urimi përcolli dhe kryepeshkopi Joan: ‘Dita e pashkës është ditë gëzimi. Le të shpresojmë që Pashka të sjellë gëzim dhe shpresë.’