Policia e Kosovës konfiskon 105 mijë euro që dyshohen se janë të falsifikuara, arrestohet i dyshuari

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka konfiskuar 105 mijë euro, që dyshohen se janë të falsifikuara, transmeton Gazeta Sinjali. Aksioni ka ndodh gjatë ditës së sotme në rajonin e Gjilanit, ku për pasojë është arrestuar edhe i dyshuari. “Lidhur me rastin gjatë veprimeve hetimore në mënyrë të kontrolluar është ndaluar automjeti me

dhjetor 9, 2024 - 23:00
 0  6
Policia e Kosovës konfiskon 105 mijë euro që dyshohen se janë të falsifikuara, arrestohet i dyshuari
policia-e-kosoves-konfiskon-105-mije-euro-qe-dyshohen-se-jane-te-falsifikuara,-arrestohet-i-dyshuari

policia-e-kosoves-konfiskon-105-mije-euro-qe-dyshohen-se-jane-te-falsifikuara,-arrestohet-i-dyshuari

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka konfiskuar 105 mijë euro, që dyshohen se janë të falsifikuara, transmeton Gazeta Sinjali.

Aksioni ka ndodh gjatë ditës së sotme në rajonin e Gjilanit, ku për pasojë është arrestuar edhe i dyshuari.

“Lidhur me rastin gjatë veprimeve hetimore në mënyrë të kontrolluar është ndaluar automjeti me targa vendore të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të realizuar në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 105,000.00 €uro për të cilat ekziston dyshimi se janë para të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë.  Në lidhje me rastin është kryer kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur makina për numërimin e parave.

Në këtë rast në total janë sekuestruar provat si në vijim:

100,000.00 €uro kartëmonedha nga 200 €uro.

5000.00 €uro kartëmonedha nga 100 €uro.

1 makinë për numërimin e parave.

3 telefona celular.

Lidhur me rastin me vendimin e prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerje të veprave ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Pastrim i parasë’’.