Agravon debati mes tyre, Vserlo ‘kërcënon’ Gjestin: Mbylle gojën para se të jetë shumë vonë

Pas largimit të papritur të Egli Takos nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, dinamika mes banorëve ka ndryshuar ndjeshëm, duke sjellë përplasje të ashpra dhe debate të vazhdueshme. Një nga momentet më të tensionuara ka ndodhur mes Gjestit dhe Vserlos, të cilët u përfshinë në një debat të fortë, që për pak sa nuk […]

Mars 7, 2025 - 11:00
 0  5
Agravon debati mes tyre, Vserlo ‘kërcënon’ Gjestin: Mbylle gojën para se të jetë shumë vonë

Pas largimit të papritur të Egli Takos nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, dinamika mes banorëve ka ndryshuar ndjeshëm, duke sjellë përplasje të ashpra dhe debate të vazhdueshme.

Një nga momentet më të tensionuara ka ndodhur mes Gjestit dhe Vserlos, të cilët u përfshinë në një debat të fortë, që për pak sa nuk u shndërrua në konfrontim fizik.

Vserlo iu afrua Gjestit në mënyrë sfiduese, duke e provokuar me ton të lartë, ndërsa ky i fundit reagoi duke e paralajmëruar që të tërhiqej.

Gjatë debatit, u shkëmbyen disa replika të ashpra:

Vserlo: “Mbylle gojën para se të jetë vonë!”
Gjesti: “Hiqe gishtin!”
Vserlo: “Kaq po të them, mbylle gojën para se të jetë shumë vonë!”
Gjesti: “Hiq gishtin thashë!”
Vserlo: “Kalama çerdheje!”

Situata u përshkallëzua deri në atë pikë sa të dy banorët përplasën ballin me njëri-tjetrin, duke e bërë momentin edhe më të tensionuar.

Ky incident ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e reality show-t kanë ndarë mendime të ndryshme mbi sjelljen e dy konkurrentëve. Disa kanë kritikuar Gjestin për qëndrimin e tij pas daljes së Eglit, ndërsa të tjerë kanë vënë në dukje sjelljen provokuese të Vserlos.

Mbetet për t’u parë se si do të vijojë raporti mes dy konkurrentëve dhe nëse produksioni do të ndërhyjë për të qetësuar situatën në shtëpi.