Shkëmbim spektakolar: Tomori mund të bëhet Biankoner, ylli i Juves te Milani
Bomba e verës, Milan dhe Juventus shkëmbejnë yjet e tyre. Fikayo Tomori është njëri nga lojtarët më të përfolur te Milani, pasiqë pritet të largohet nga San Siro në verë. Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Tomori mund të transferohet te Juventusi, falë një super shkëmbimi. Sipas Calciomercato, Juventus ia ka ofruar […]


Bomba e verës, Milan dhe Juventus shkëmbejnë yjet e tyre.
Fikayo Tomori është njëri nga lojtarët më të përfolur te Milani, pasiqë pritet të largohet nga San Siro në verë.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Tomori mund të transferohet te Juventusi, falë një super shkëmbimi.
Sipas Calciomercato, Juventus ia ka ofruar Milanit kartonin e Gabriel Veigas në këmbim të Tomorit.
Rosonerët kanë shfaqur interesim për Veigan dhe janë të hapur për këtë super shkëmbim.