Ahmetaj: Kosova s’do t’i përfitojë 880 milionë euro për shkak të sanksioneve
Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga Plani i Rritjes, por nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mimoza Ahmetaj, konsideron si të pabesueshme që Kosova të përfitojë nga ky fond, për shkak të sfidave të brendshme dhe faktit që vendi është ende nën sanksione. Në prag të vizitës së Presidentes
Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga Plani i Rritjes, por nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mimoza Ahmetaj, konsideron si të pabesueshme që Kosova të përfitojë nga ky fond, për shkak të sfidave të brendshme dhe faktit që vendi është ende nën sanksione.
Në prag të vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila pritet të jetë në Kosovë më 26 tetor, Ahmetaj theksoi rëndësinë e kësaj vizite pas marrjes së mandatit të ri dhe aprovimit të Planit të Rritjes.
“Atëherë, jemi përpara dy momenteve të rëndësishme. Javën e ardhshme, zonja Von der Leyen pritet të vizitojë rajonin. Më 26 tetor, ajo pritet të jetë në Kosovë, dhe kjo vizitë është shumë e rëndësishme pas marrjes së mandatit të ri dhe aprovimit të planit për zhvillim nga Komisioni Evropian. Për këtë qëllim, edhe Kosova ka dërguar planin e saj. Mbetet të shohim me çfarë qëndrime do të vijë nga Brukseli dhe cilat do të jenë qasjet e saj në lidhje me këtë plan.
Lidhur me takimin e radhë së kryenegociatoërve në dialogun Kosovë-Serbi, Ahmetaj shpreh dyshime të forta për përfitimet e këtij procesi gjatë viteve të fundit.
Ajo ka shtuar se për pesë vite me radhë, takimet e dialogut nuk kanë sjellë rezultate konkrete, por kanë qenë më shumë për menaxhimin e krizave.
“Një takim i rëndësishëm për dialogun do të zhvillohet gjithashtu. E them këtë si proces, por është e vështirë të besohet se do të ketë ndonjë rezultat konkret nga ky takim. Për pesë vite me radhë, të gjitha takimet e dialogut kanë qenë më shumë për të menaxhuar krizat sesa për të arritur rezultate konkrete. Nuk kanë prodhuar asgjë konkrete. Për më tepër, kemi një marrëveshje të cilën vetë zoti Kurti e ka pranuar, por kur vjen koha për ta implementuar, ai qëndron larg saj”, ka shtuar Ahmetaj.