Ahmeti merr mbështetje të madhe në Qylagë dhe Vërshevc: Ndryshimi i madh do të ndodh me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti është pritur në mënyrë madhështore nga banorët e fshatrave Qylagë dhe Vërshevc të Komunës së Lipjanit. Përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në Facebook, Ahmeti ka shkruar se përkrahja e madhe qe po merr ai dhe LDK, janë dëshmi se me 9 shkurt […]


Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti është pritur në mënyrë madhështore nga banorët e fshatrave Qylagë dhe Vërshevc të Komunës së Lipjanit.
Përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në Facebook, Ahmeti ka shkruar se përkrahja e madhe qe po merr ai dhe LDK, janë dëshmi se me 9 shkurt ndryshimi i madh po vjen për Kosovën, raporton ORAinfo.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Sonte si gjithmonë në Qylagë e Vërshevc pritja ishte madhështore. Banorët e Qylagës e kërkuan ndryshimin për Kosovën, andaj ai po vjen dhe s’ka asgjë që e ndalë!
Me me plot energji dhe entuziazëm mbrëmjen e mbyllëm në Vërshevc mes banorëve të cilët ishin më të prerë se kurrë për fitore.
Faleminderit nga zemra! /ORAinfo/