Ahmeti sfidon Mickoskin: Të japë sqarim për Ligjin e Gjuhëve dhe devalvimin e shqiptarëve!

ideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë një vizite në Gostivar ku zhvilloi takim me të rinjtë e qytetit, ka drejtuar një thirrje të qartë në adresë The post Ahmeti sfidon Mickoskin: Të japë sqarim për Ligjin e Gjuhëve dhe devalvimin e shqiptarëve! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 18, 2025 - 01:00
 0  5
Ahmeti sfidon Mickoskin: Të japë sqarim për Ligjin e Gjuhëve dhe devalvimin e shqiptarëve!

ideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë një vizite në Gostivar ku zhvilloi takim me të rinjtë e qytetit, ka drejtuar një thirrje të qartë në adresë të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski, duke kërkuar përgjigje konkrete lidhur me iniciativën për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, raporton Flaka

Ahmeti ka paralajmëruar se nëse kjo çështje nuk merr sqarim publik, atëherë kryeministri i ardhshëm, nëse është Mickoski, duhet të japë llogari para shqiptarëve për këtë veprim, të cilin e cilësoi si përpjekje për devalvimin e arritjeve kombëtare të shqiptarëve.

“Po nuk patën shqiptarët përgjigje nga Kristian Mickoski në pyetjen që ia bën BDI, se pse VMRO-DPMNE nuk e tërheq iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimin e Ligjit të Gjuhëve, atëherë si kryeministër ai duhet të japë sqarim shqiptarëve: përse ndryshohet ligji i gjuhës?”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, ligji aktual i gjuhëve është një arritje kombëtare dhe shtetërore që ka kërkuar 23 vite përpjekje, dhe çdo përpjekje për ta zbehur atë përbën përçmim ndaj përfaqësimit të shqiptarëve në institucione.

“Përse janë marrë të gjitha ato masa në drejtim të devalvimit të shqiptarëve në institucione? Kjo nuk është vetëm politikë, është fyerje ndaj një sakrifice kolektive,” theksoi Ahmeti, duke kërkuar që Mickoski të veprojë me maturi dhe t’i japë shqiptarëve përgjigjet që meritojnë.

Deklarata e Ahmetit vjen në një kohë të ndjeshme politike, përballë tensioneve në rritje mbi çështje të identitetit dhe përfaqësimit institucional. Flaka Media

The post Ahmeti sfidon Mickoskin: Të japë sqarim për Ligjin e Gjuhëve dhe devalvimin e shqiptarëve! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .