Ahmeti: Për disa mund të jetë e dhimbshme largimi nga qeveria, për shkak të benefiteve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, respektivisht në koalicionin VLEN dhe në qeverim, duke The post Ahmeti: Për disa mund të jetë e dhimbshme largimi nga qeveria, për shkak të benefiteve! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 18, 2025 - 01:00
 0  5
Ahmeti: Për disa mund të jetë e dhimbshme largimi nga qeveria, për shkak të benefiteve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, respektivisht në koalicionin VLEN dhe në qeverim, duke përshëndetur vendimin e Arben Taravarit për t’u larguar nga koalicioni qeverisës dhe duke theksuar mungesën e legjitimitetit të atyre që kanë përfaqësuar shqiptarët deri tani, raporton Flaka Media

“Si Bashkim Demokratik për Integrim e kemi pritur që mund të ndodhin dyndje politike, sepse shqiptarët që pretendojnë të përfaqësojnë në institucione kanë qenë pa legjitimitet. Kur nuk e ke legjitimitetin, nuk e ke as forcën për të realizuar program dhe platformë,” u shpreh Ahmeti.

Sipas tij, ky vakum ka bërë që zëri i shqiptarëve të mos dëgjohet, madje të mos pyetet askush për ta në vendimmarrje, duke shtuar se me largimin e Taravarit, kjo është bërë edhe më e dukshme.

“Zoti Taravari ka bërë mirë. Më mirë një fund, qoftë edhe i dhimbshëm, sesa një vazhdimësi e turpshme. Ai braktisi një rrugë që vetëm turp sillte, edhe pse për disa mund të jetë e dhimbshme për shkak të lidhjes me beneficione dhe grada,” deklaroi lideri i BDI-së.

Ahmeti vlerësoi se ky vendim do të hapë rrugë për një rigjenerim të përfaqësimit politik shqiptar në vend, duke theksuar se vetëm me legjitimitet dhe përkrahje popullore mund të ketë fuqi reale për të realizuar interesat kombëtare në institucione. Flaka Media

The post Ahmeti: Për disa mund të jetë e dhimbshme largimi nga qeveria, për shkak të benefiteve! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .