“Ajrin e kemi helm ndërsa qeveria është e shurdhër”: Protestohet në Shkup
Në Shkup u mbajt protestë për herë të dytë, lidhur me ndotjen e ajrit. Kësaj radhe kishte shumë qytetarë, për dallim nga 10 dhjetori. Marshi filloi para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pastaj vazhdoi te Kuvendi dhe përfundoi para ndërtesave të qytetit. “Ajrin e kemi helm ndërsa qeveria është e shurdhër” dhe “Buxheti është
Në Shkup u mbajt protestë për herë të dytë, lidhur me ndotjen e ajrit. Kësaj radhe kishte shumë qytetarë, për dallim nga 10 dhjetori.
Marshi filloi para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pastaj vazhdoi te Kuvendi dhe përfundoi para ndërtesave të qytetit.
“Ajrin e kemi helm ndërsa qeveria është e shurdhër” dhe “Buxheti është shkopi magjik për ndotjen”, ishin mbishkrime që u panë gjatë ngjarjes.
Nga iniciativa “Qyteti i Gjelbër Human” u tha se institucionet ende nuk u janë përgjigjur kërkesave të tyre ndërsa kanë katër kërkesa për të luftuar ndotjen e ajrit, raporton Alsat.mk.
“Kërkesat janë të ndara në katër kategori; kategoria e mbikëqyrjes të industrisë e cila duhet të mbikëqyret 24 orë, sepse e dimë se sa ndotin por nuk kemi numra që ta vërtetojmë atë, ngrohja, qoftë në institucionet shtetërorë apo neper shtëpi që të kaloje në ngrohje ekologjike…të kemi transport publik funksional dhe të kemi velo rrjeta që qytetarët të mos detyrohen të vozisin automjete dhe ajo finale që të zgjidhet problemi me mbeturinat apo deponitë publike por edhe ato të egrat si ajo e Vardarishtës e cila mbetet problem i Shkupit”, tha Gorjan Jovanovski – Nga iniciativa “Qyteti i Gjelbër Human”.
Sipas iniciativës “Qyteti i Gjelbër Human”, ajri i ndotur kërcënon seriozisht shëndetin, veçanërisht për të sapolindurit ndërsa shtuan se rreth 3 mijë njerëz humbin jetën çdo vit për shkak të ndotjes së ajrit ku 11.6% e vdekjeve në vend lidhen me ndotjen e ajrit.