Kurti i fton prokurorët në zyrën e tij për ta intervistuar lidhur me aferën e rezervave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar prokurorët në zyrën e tij. Kjo për ta intervistuar lidhur me aferën e rezervave si dëshmitar. Kështu ka thënë zëdhënësi i qeverisë. “Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar prokurorët në zyrën e tij.
Kjo për ta intervistuar lidhur me aferën e rezervave si dëshmitar.
Kështu ka thënë zëdhënësi i qeverisë.
“Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së prokurorisë. Megjithëkëtë, kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”, ka thënë Kryeziu. /Klan Kosova