Akademia e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë ndau certifikata për 97 kandidatë për gjykatës dhe prokurorë publikë

Akademia e gjyqtarëve dhe Prokurorëve publik “Pavel Shatev” sot u ndau certifikatat gjeneratës së tetë të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë publikë në trajnimin fillestar të Akademisë. Siç njoftoi drejtoresha e Akademisë, Irina Trajkoska Strezoska, certifikata do të marrin gjithsej 97 kandidatë, prej të cilëve 50 gjyqtarë dhe 47 prokurorë publikë, raporton MIA. “Kjo gjeneratë […]

shkurt 5, 2025 - 21:00
 0  3
Akademia e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë ndau certifikata për 97 kandidatë për gjykatës dhe prokurorë publikë
Sallë gjykimi në Gjykatën Themelore të Tetovës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Akademia e gjyqtarëve dhe Prokurorëve publik “Pavel Shatev” sot u ndau certifikatat gjeneratës së tetë të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë publikë në trajnimin fillestar të Akademisë. Siç njoftoi drejtoresha e Akademisë, Irina Trajkoska Strezoska, certifikata do të marrin gjithsej 97 kandidatë, prej të cilëve 50 gjyqtarë dhe 47 prokurorë publikë, raporton MIA.

“Kjo gjeneratë është më e mira deri tani, gjegjësisht 50 gjyqtarë dhe 47 prokurorë publik, gjithsej 97 kandidat. Të gjithë me sukses e kanë kryer provimin përfundimtar, kjo është arsyeja pse ne jemi sot këtu për t’i dhënë zyrtarisht certifikatat e tyre”, tha drejtoresha.

Për kandidatët që sot morën certifikata për gjyqtarë dhe prokurorë, kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski tha se nesër do të mbahet seanca e Këshillit dhe të njëjtit do të shpallen me konkurs.

“Nga kjo gjeneratë ka 50 gjyqtarë dhe do të jenë në njoftimet për të cilat tashmë nesër kemi caktuar një seancë dhe do të shpallen. Nga gjithsej 97 kandidatë, 50 janë për gjyqtarë, 47 për prokurorë publikë. Ky do të jetë njoftimi fillestar, le të zbatohet dhe më pas do të shohim se sa nga gjyqtarët do të arrijmë ne të plotësojmë”, tha Kambovski.

Për ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për Këshillin gjyqësor, Kambovski tha se nuk është në domenin e tyre. I pyetur nga gazetarët se si e vlerëson vendimin e qeverisë për miratimin e një zgjidhje ligjore që do t’i mundësonte Kuvendit të shkarkojë gjyqtarët në të ardhmen, ai përsëriti qëndrimin se një praktikë e tillë nuk ka pasur efekt të mirë, pasi siç tha ai, shteti ka pasur përvojë me praktika të ngjashme në 30 vitet e fundit.

Si e vlerësoni vendimin për miratimin e zgjidhjes ligjore ku në të ardhmen Kuvendi do të mund të shkarkojë gjyqtarët?

“Shumë herë e kam thënë që miratimi i një zgjidhje ligjore që do t’i lejonte Kuvendit të shkarkojë gjyqtarët nuk është një praktikë e mirë për t’u vendosur. Ne kemi pasur përvojë me praktika të ngjashme gjatë 30 viteve të fundit dhe e dimë se si përfundojnë ato praktika. Me çdo ndryshim të pushtetit, ato organe do të ndryshojnë, që në fund të fundit do të thotë se ende ka pasur ndërhyrje nga organet e tjera në drejtësi”, theksoi Kambovski.

Ndryshe, nga tetori i vitit 2024, prokurorja Irina Trajkoska Strezoski nga Prokuroria e Lartë Publike Manastir është drejtoresha e re e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev”.

Me më së shumti, përkatësisht gjashtë vota “për”, Këshilli Drejtues i Akademisë sot ka marrë vendim që mandatin katërvjeçar t’ia besojë Trajkoska Strezoskit.