Për nesër dhe të hënën janë caktuar katër protesta për tragjedinë në Koçan
Për nesër dhe të hënën në Shkup dhe Tetovë janë caktuar gjithsej katër protesta nga inciativa të ndryshme, lidhur me tragjedinë në diskotekën e improvizuar “Puls” në Koçan në të cilin jetën e humbën 59 persona, njofton Portalb.mk. Tubim për nesër caktoi Iniciativa “Plenumi studentor” e cila është formuar para pak kohësh. Tubimi do të […]


Për nesër dhe të hënën në Shkup dhe Tetovë janë caktuar gjithsej katër protesta nga inciativa të ndryshme, lidhur me tragjedinë në diskotekën e improvizuar “Puls” në Koçan në të cilin jetën e humbën 59 persona, njofton Portalb.mk.
Tubim për nesër caktoi Iniciativa “Plenumi studentor” e cila është formuar para pak kohësh. Tubimi do të mbahet në ora 16:30 në Parkun e qytetit, ndërsa për në ora 16:59 është paralajmëruar heshtje 60-minutëshe për viktimat.
“Ftohen të gjithë qytetarët në tubim paqesor në të cilin bashkarisht t’i nderojmë viktimat nga zjarri në Koçan”, thuhet në paralajmërimin për tubimin nga “Plenumi studentor”.
Nga Iniciativa “Zero” për të hënën paralajëruan protestë në ora 12:30, nga sheshi “Iliria” e cila do të vazhdojë deri te Gjykata e Tetovës, ku do të kujtohen viktimat e Koçanit dhe do të kërkohet rigjykim për të gjitha tragjeditë.
“Të hënën, në ora 12:30, protesta do të mbahet në Tetovë me pikënisje nga sheshi ‘Iliria’, për të përfunduar para Gjykatës së Tetovës. Fillimisht, do të kujtojmë viktimat e Koçanit dhe më pas do të kërkojmë përgjegjësi për këtë rast, si dhe për tragjedinë e spitalit modular që ndodhi para disa vitesh në Tetovë. Ne, si të rinj, kërkojmë që të rigjykohen të gjitha tragjeditë që kanë ndodhur”, tha Bledi Hodai nga Iniciativa “Zero”.
Lëvizja e qytetarëve “Kush e ka radhën?” do të mbajë marsh për solidaritet i cili do të fillojë të hënën në ora 18:59 në Sheshin “Maqedonia”.
“Mjaftë ishim ne, tani është i radhës”, qëndron në paralajmërimin e marshit.
Lëvizja sot i publikoi kërkesat e saj të cilat do të theksohen nga marshi.
Nga “Kush e ka radhën?” kërkojnë në mënyrë transparente të publikohet i gjithë dokumentacioni i lidhur me punën e klubit “Puls” nga hapja e tij deri te fatkeqësia, nga ana e disa institucioneve. Më tej, kërkojnë përgjegjësi disiplinore, penale dhe/ose politike nga të gjithë institucionet tek të cilët do të konfirmohet lëshim gjatë punës lidhur me rastin.
“Kush e ka radhën?” kërkon edhe përgjegjësi përkatëse për të gjithë lidhur me spitalin e djegur modular në Tetovë, rastin e lidhur me Onkolojinë, rastin me “Durmo Turs”-in dhe rastin me “Besa Turs”-in.
Kuvendi i Pavarur i Studentëve të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, i cili veten e prezanton si organizatë të pavarur e studentëve të USCM-së u ka bërë thirrje të gjithë studentëve për një plenum të hënën në ora 13:00 në kampusin e këtij universiteti.
Solidarizim për viktimat që u dogjën në klubin e natës në Koçan përmes protestave paqësore kanë shprehur edhe qytetarët e Shkupit, Kumanovës, Gostivarit, Strugës dhe Koçanit.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Koçan mori vendim me të cilin caktoi 30 ditë paraburgim për 13 personat e përfshirë në rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse”, mes tyre mediat raportojnë se është edhe ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Tashmë është hapur hetim dhe është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shtatë zyrtarë, punonjës të SPB Shtip dhe Koçan, të cilët dyshohet se në cilësinë e bashkëkryerësve, me hartimin, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik licencën për veprimtari hoteliere – kabare, edhe pse kushtet ligjore nuk i ka plotësuar.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.
- LEXO: 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshin dhe 12 persona për zjarrin në Koçan
- LEXO: Familjarë, miq e bashkëqytetarë iu dhanë lamtumirën e fundit të vdekurve nga zjarri në Koçan
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj
- LEXO: Nga gjitha tragjeditë që tronditën RMV-në, zjarri në Koçan është i treti për nga numri i viktimave (Infografik)