Kushtetuesja e anuloi tatimin e solidaritetit, Qeveria e RMV-së do t’ua kthejë rreth 50 milionë euro kompanive
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka shfuqizuar tatimin e solidaritetit, duke e vlerësuar se është vendosur si i njëfishtë, transmeton Portalb.mk. Pas këtij vendimi, Ministria e Financave do të duhet të kthejë 49.2 milionë euro për 156 kompani në Maqedoninë e Veriut. Ata vendosën që mos të komentojnë vendimin gjyqësor. […]
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka shfuqizuar tatimin e solidaritetit, duke e vlerësuar se është vendosur si i njëfishtë, transmeton Portalb.mk.
Pas këtij vendimi, Ministria e Financave do të duhet të kthejë 49.2 milionë euro për 156 kompani në Maqedoninë e Veriut. Ata vendosën që mos të komentojnë vendimin gjyqësor.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të publikohet në “Gazetën zyrtare”, ndërsa pas publikimit pritet të zbatohet vendimi i Gjykatës.
Ndryshe, ky tatim ishte paguar nga kompanitë për vitin 2022, nëse të ardhura e tyre ishin mbi 10 milionë euro.
Ndryshe, ish-ministri Fatmir Besimi në vitin 2023 kishte sqaruar që tatimi i solidaritetit, i cili konsiderohet si tatim i njëhershëm dhe vlen vetëm për kompanitë më të mëdha, në radhë të parë ka efekt solidariteti dhe duhet të tregojë përgjegjësi shoqërore për të gjithë ne, si atyre që janë në politikë poashtu edhe komunitetit të biznesit. Përgjegjësia jonë është që ne të përballemi me krizën tani, e jo ta paguajnë brezat e ardhshëm. Qeveria e kaluar kishte vlerësuar se taksa e solidaritetit është me interes të përgjithshëm për të gjithë qytetarët dhe bazohet në parimet e drejtësisë, barazisë dhe proporcionalitetit.
Në fund të vitit 2023, Drejtoria e të Ardhurave Publike kishte vendosur që në rast se kompanitë nuk e paguajnë taksën e solidaritetit, llogaritë e tyre do të bllokohen.
- LEXO: Besimi: Tatimi i solidaritetit do të thotë përballim i përgjegjshëm i krizës sot, që të mos bartet barra mbi gjeneratat e ardhshme
- LEXO: Mjetet e tatimit të solidaritetit do të përdoren për realizimin e masave antikrizë, sqaroi ministri Besimi
- LEXO: Taksë e re në horizont, Qeveria e RMV-së riktheu përsëri në lojë Ligjin për solidaritet