AKI: MPB kufizoi festimet e shqiptarëve në Shkup – precedent i rrezikshëm dhe poshtërim për qytetarët
Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrimin (AKI) ka reaguar ashpër ndaj veprimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila – sipas tyre – mbrëmë ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve shqiptarë The post AKI: MPB kufizoi festimet e shqiptarëve në Shkup – precedent i rrezikshëm dhe poshtërim për qytetarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrimin (AKI) ka reaguar ashpër ndaj veprimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila – sipas tyre – mbrëmë ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në Shkup gjatë festimeve për fitoren historike të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë.
“Një veprim i tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur që nga viti 2001 dhe përbën një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe të drejtat themelore të qytetarëve për t’u shprehur dhe festuar lirshëm, në mënyrë paqësore dhe dinjitoze,” thuhet në reagimin e AKI-së.
Sipas këtij koalicioni, kufizimi i festimeve vetëm deri te ura “Goce Dellçev” dhe “Ura e Gurit”, pra praktikisht deri te “Mavrovasja”, është “një ndarje e hapur etnike e kryeqytetit dhe një poshtërim për shqiptarët e Shkupit”.
“Ky akt e zhvesh Shkupin nga imazhi i multietnicitetit dhe e kthen në qytet të kontrolluar me vijë ndarjeje për flamurin kuqezi,” thekson më tej AKI.
Në reagim, AKI akuzon edhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN në qeverinë e Mickoskit, duke thënë se heshtja e tyre përballë këtij vendimi tregon mungesë dinjiteti dhe përfaqësimi të denjë të qytetarëve shqiptarë.
“Përfaqësuesit shqiptarë që heshtin përballë këtij vendimi duhet të japin përgjegjësi për shkeljen e dinjitetit dhe të drejtave të qytetarëve të vet. Shqiptarët nuk mund të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në kryeqytetin e tyre,” thuhet më tej.
AKI thekson se “gëzimi kombëtar nuk ndalet me pengesa policore”, duke shtuar se një shtet që respekton vetveten “nuk i vendos kufij gëzimit të qytetarëve të tij”.
Në fund të reagimit, koalicioni e mbyll me një notë ironike ndaj qasjes së VLEN-it:
“Përballë heshtjes së VLEN-it, Koalicioni AKI shpreh ironikisht ngushëllimet e veta për ‘dhimbjen’ që duket se kanë përjetuar pas humbjes së Serbisë – më shumë se vetë Serbia.” Gazeta Flaka
The post AKI: MPB kufizoi festimet e shqiptarëve në Shkup – precedent i rrezikshëm dhe poshtërim për qytetarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
