Akllapi në këmbë për fitoren historike të LDK-së – Imri Ahmeti paralajmëron projekte që e kthejnë fshatin në model zhvillimi!

Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidat edhe për një mandat të ri, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore me një tubim entuziast në fshatin Akllap. Në këtë takim, Ahmeti theksoi përkushtimin e banorëve punëtorë dhe të ndershëm të Akllapit për rrugën e zhvillimit, duke përmendur se ky fshat është i pari në komunë ku […]

shtator 21, 2025 - 22:00
 0
Akllapi në këmbë për fitoren historike të LDK-së – Imri Ahmeti paralajmëron projekte që e kthejnë fshatin në model zhvillimi!

Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidat edhe për një mandat të ri, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore me një tubim entuziast në fshatin Akllap.

Në këtë takim, Ahmeti theksoi përkushtimin e banorëve punëtorë dhe të ndershëm të Akllapit për rrugën e zhvillimit, duke përmendur se ky fshat është i pari në komunë ku janë mbuluar shpenzimet e transportit për nxënësit – një hap që tregon kujdesin për gjeneratat e reja, raporton ORAinfo.

Ai paralajmëroi projekte të reja për të ardhmen, mes tyre zgjerimin e rrugës kryesore të hyrjes, mbështetje konkrete për studentët dhe bujqit, si dhe shndërrimin e Akllapit në një destinacion turistik, duke e bërë model të zhvillimit lokal.

“Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj. Vazhdojmë përtej fjalëve, me punë për Lipjanin”, u shpreh Ahmeti. /ORAinfo/

Postimi i plotë:

Akllapi i mobilizuar për fitoren tonë

Sonte, banorët punëtorë e të ndershëm të Akllapit, treguan qartë angazhimin e tyre në rrugën e zhvillimit dhe punës për Lipjanin.

Akllapi është fshati i parë ku kemi mbuluar shpenzimet e transportit për nxënësit, kjo tregon kujdesin tonë për të ardhmen e gjeneratave të reja.

Në të ardhmen, ky fshat ka potencialin të shndërrohet në një destinacion turistik, duke u bërë model i zhvillimit lokal. Rruga kryesore e hyrjes do të zgjerohet, ndërsa për studentët dhe bujqit do të ofrojmë mbështetje konkrete që jeta në Akllap të bëhet më e lehtë dhe më e begatshme.

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj vazhdojmë përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!

#LDK113