Aksident i rëndë në Elbasan – Humb jetën shoferi, lëndohet gruaja e tij
Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth mesnatës në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Sipas policisë atje, motoçikleta me drejtues një 45 vjeçar, ka dalë nga rruga në fshatin Labinot. Për pasojë ka humbur jetën në spital 45-vjeçari ndërsa bashkëshortja e tij që udhëtonte në motoçikletë ka pësuar lëndime të lehta. Elbasan / Informacion paraprak Rreth orës 23:20


Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth mesnatës në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Sipas policisë atje, motoçikleta me drejtues një 45 vjeçar, ka dalë nga rruga në fshatin Labinot.
Për pasojë ka humbur jetën në spital 45-vjeçari ndërsa bashkëshortja e tij që udhëtonte në motoçikletë ka pësuar lëndime të lehta.
Elbasan / Informacion paraprak
Rreth orës 23:20 të datës 25.04.2026, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në fshatin Labinot, motomjeti me drejtues shtetasin A. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi A. K. ka humbur jetën në spital, ndërsa është dëmtuar lehtë shtetasja F. K. (bashkëshortja e tij), e cila udhëtonte në motomjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
