Aksident i rëndë në Klinë, dy persona vdesin në vendngjarje, dy tjerë të lënduar

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy tjerë janë të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, në Zajm të Klinës. Kështu ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi theksoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, dhe janë përfshirë një kamion transportues, […]

shtator 23, 2025 - 08:30
 0
Aksident i rëndë në Klinë, dy persona vdesin në vendngjarje, dy tjerë të lënduar

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy tjerë janë të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, në Zajm të Klinës.

Kështu ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi theksoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, dhe janë përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë.

“Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, tha tutje Gashi.