Hapet shtabi zgjedhor i AKI-t në Vërtok: “Gostivari do të festojë më 19 tetor”

Mbrëmë në fshatin Vërtok u hap shtabi zgjedhor i Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI, ku morën pjesë kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, dhe kryesuesi The post Hapet shtabi zgjedhor i AKI-t në Vërtok: “Gostivari do të festojë më 19 tetor” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 23, 2025 - 09:00
 0
Hapet shtabi zgjedhor i AKI-t në Vërtok: “Gostivari do të festojë më 19 tetor”

Mbrëmë në fshatin Vërtok u hap shtabi zgjedhor i Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI, ku morën pjesë kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, dhe kryesuesi i listës për këshilltarë, Valdet Xhaferi.

Nga tubimi u përcoll mesazhi se banorët e Gostivarit janë fuqishëm pas AKI-së.

“Pjesëmarrja e madhe e banorëve tregoi qartë se Vërtoku dhe Gostivari janë të rreshtuar pas AKI-së, dhe se fitorja po afrohet me hapa të sigurt. Më 19 tetor, Gostivari do të festojë, sepse fitorja do të vijë që në raundin e parë”, u tha në hapje.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi, deputeti Halil Snopçe, si dhe drejtuesit e shtabit zgjedhor të AKI-së në Gostivar: dr. Nexhati Jakupi, Isak Lazami dhe kandidati për këshilltarë Sebaedin Sallai.

“Ky është mesazh i qartë se shqiptarët e Gostivarit janë të bashkuar në një kauzë kombëtare për fitoren me zemër për Gostivarin”, thuhet në kumtesën e koalicionit. Flaka

The post Hapet shtabi zgjedhor i AKI-t në Vërtok: “Gostivari do të festojë më 19 tetor” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .