Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, vetura përfundon në kanalin me ujë
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në rrugën Lezhë-Milot. Siç raporton Top Channel, aksidenti erdhi si pasojë e një përplasjeje të fortë mes dy veturave, ku njëra ka përfunduar në një kanal. Makina është fundosur në kanalin e mbushur me ujë, derisa raportohet se nuk ka persona të lënduar.


