Prokurorja: Naim Murseli kishte borxh afër gjysmë milioni euro
Gjatë seancës për vrasjen e Liridona Ademajt, prokurorja Javorka Perlinçeviq ka propozuar që të administrohen edhe disa prova përfshirë ajo për borxhin që kishte i akuzuar për vrasjen Naim Murseli. Ajo ka treguar se vlera e borxheve që kishte Muresli ishte afër gjysmë milioni euro. i akuzuari për vrasjen e saj, Naim Murseli. “369.968.77 euro


Gjatë seancës për vrasjen e Liridona Ademajt, prokurorja Javorka Perlinçeviq ka propozuar që të administrohen edhe disa prova përfshirë ajo për borxhin që kishte i akuzuar për vrasjen Naim Murseli.
Ajo ka treguar se vlera e borxheve që kishte Muresli ishte afër gjysmë milioni euro. i akuzuari për vrasjen e saj, Naim Murseli.
“369.968.77 euro [borxhi] dhe gjatë dëshmisë së vet të pandehurit, informata te cilat i ka dhënë hetuesve policorë, në njësinë e paraburgimit, ka pasur borxhe edhe ndaj personave fizikë në vlerë prej 106 mijë euro, që do të thotë se vlera e përgjithshme e borxhit të të pandehurit në mars të vitit 2024, kur është bërë analiza e gjendjes së tij financiare ka qenë 475,968,77 euro”, ka thënë Perlinçeviq.
Prokurorja gjatë administrimit të provave ka folur edhe për përgjigjen që kanë marrë nga shteti suedez lidhur me sigurimin jetësor të Liridonës.
“Dhe më tej pjesa tjetër është përgjigja e organeve kompetente të Mbretërisë së Suedisë, i cili na vërteton që nga ana e organeve të Suedisë, është pranuar një përgjigje që Liridona Murseli ka pasur një policë të sigurimit jetësor me fillim të vlefshmërisë 25 qershor 2022, në vlerën prej 3 milionë të kruneve suedeze, në të cilat nuk është cekur vazhduesi i përfitimit të sigurimit në rast të humbjes së jetës dhe në këto raste sipas ligjit, nëse nuk ka vartës pas vdekjes së saj, sipas ligjit më Suedi, shfrytëzuesi i policës do të ishte bashkëshorti”, është shprehur ajo.
