Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tropojë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 në aksin rrugor “Bajram Curri-Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj, në zonën e Tropojë. Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i

shkurt 24, 2026 - 00:00
 0
Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një person
aksident-i-rende-ne-tropoje,-nderron-jete-nje-person

aksident-i-rende-ne-tropoje,-nderron-jete-nje-person

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tropojë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 në aksin rrugor “Bajram Curri-Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj, në zonën e Tropojë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe për pasojë ka dalë nga rruga, shkruan A2 CNN.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.