Halil Matoshi e quan lajm të mirë njohjen e Gjykatës Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje: Evolucion politik
Komentatori politik, Halil Matoshi në Adresa ka thënë se mes gjithë këtyre trazirave në skenën politike të Kosovës, zhvillim pozitiv është ndryshimi i qasjes së Lëvizjes Vetëvendosje ndaj institucioneve kushtetuese, shkruan Gazeta 10. Sipas tij, sistemi politik në Kosovë është ndërtuar në mënyrë që të mos lejojë dominimin e një shumice të fuqishme në shoqëri.


Komentatori politik, Halil Matoshi në Adresa ka thënë se mes gjithë këtyre trazirave në skenën politike të Kosovës, zhvillim pozitiv është ndryshimi i qasjes së Lëvizjes Vetëvendosje ndaj institucioneve kushtetuese, shkruan Gazeta 10.
Sipas tij, sistemi politik në Kosovë është ndërtuar në mënyrë që të mos lejojë dominimin e një shumice të fuqishme në shoqëri. Megjithatë, për herë të parë në historinë parlamentare të Kosovë, një shumicë prej 51% u arrit për shkak të një sërë faktorësh politikë.
Matoshi theksoi se “lajmi i mirë” është fakti që Vetëvendosje, pas rreth 6 viteve po e duartroket dhe po e njeh si institucion legjitim Gjykatën Kushtetuese, si dhe po e pranon autoritetin e Kushtetutës. Ai shtoi se nëse kjo qasje nuk është vetëm një veprim i momentit, atëherë mund të konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm për vendin.
Sipas Matoshit, një ndryshim i tillë mund të nënkuptojë edhe evolucion të mendimit politik brenda kampit të majtë, veçanërisht brenda Vetëvendosjes, duke e bërë diskursin politik më institucional dhe më të qëndrueshëm në të ardhmen./Gazeta 10
Deklarata e plotë:
