Aksident mes 8 automjeteve në Zhur të Prizrenit, tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes tetë automjeteve të ndodhur në rrugën Zhur-Prizren, në drejtim të pikëkalimit kufitar të Vërmicës. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Tutje Hoxha, ka bërë të ditur se rruga është e bllokuar përkohësisht. Ndërsa apelohet të përdoren rrugë të tjera alternative. “Apelojmë

shtator 17, 2025 - 20:00
 0
Aksident mes 8 automjeteve në Zhur të Prizrenit, tre persona të lënduar
Aksident mes 8 automjeteve në Zhur të Prizrenit, tre persona të lënduar

Aksident mes 8 automjeteve në Zhur të Prizrenit, tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes tetë automjeteve të ndodhur në rrugën Zhur-Prizren, në drejtim të pikëkalimit kufitar të Vërmicës.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Tutje Hoxha, ka bërë të ditur se rruga është e bllokuar përkohësisht.

Ndërsa apelohet të përdoren rrugë të tjera alternative.

“Apelojmë tek të gjithë shoferët, qe gjatë vozitjes të respektojnë rregullat e trafikut, të zvogëlojnë shpejtësinë, dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë e tyre dhe të tjerëve.

Pas raportimeve shtese nga kompetentet do te njoftoheni per informacione tjera”, tha Hoxha.