Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Bresje, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte mes dy veturave dhe një autobusi, në rrugën Prishtinë – Pejë konkretisht në Bresje. Lajmin  e konfirmoi Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës. “Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e

shkurt 24, 2026 - 22:30
 0
Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Bresje, tre të lënduar
aksident-mes-dy-veturave-dhe-nje-autobusi-ne-bresje,-tre-te-lenduar

aksident-mes-dy-veturave-dhe-nje-autobusi-ne-bresje,-tre-te-lenduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte mes dy veturave dhe një autobusi, në rrugën Prishtinë – Pejë konkretisht në Bresje.

Lajmin  e konfirmoi Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, deklaroi Hoxha.

“Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes”, shtoi ai./kk