Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, përfshihen 4 vetura- Deklarohet Policia

Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën Gjilan-Prishtinë. Policia bën të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur persona të lënduar. Kjo është konfirmuar për Gazeta10 nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Në orët e hershme të mëngjesit të

tetor 29, 2025 - 15:00
 0
Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, përfshihen 4 vetura- Deklarohet Policia

Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Policia bën të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur persona të lënduar.

Kjo është konfirmuar për Gazeta10 nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Në orët e hershme të mëngjesit të 29.10.2025, Policia e Kosovës në Gjilan është informuar se ka ndodhë një aksident trafiku zingjirë në mes të katër automjeteve në lëvizje në rrugën Gjilan Prishtinë në fshatin Parallovë. Njësite policore të Policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se në aksident janë të përfshira katër automjet, fatëmirësish përveq dëmeve materiale ska persona të lënduar. Nga hetues të trafikut rajonal po hetohen rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Hashani.