Imri Ahmeti Takon Banorët e Krojmirit: Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!
Kandidati për kryetar të Lipjanit nga LDK, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një vizitë në fshatin Krojmir, i njohur për historinë e tij të lavdishme dhe sakrificat e bëra nga banorët e këtij komuniteti. Gjatë vizitës, Ahmeti ka theksuar rëndësinë e Krojmirit si një simbol të krenarisë dhe dinjitetit kombëtar, ku çdo hap është i mbushur


Kandidati për kryetar të Lipjanit nga LDK, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një vizitë në fshatin Krojmir, i njohur për historinë e tij të lavdishme dhe sakrificat e bëra nga banorët e këtij komuniteti.
Gjatë vizitës, Ahmeti ka theksuar rëndësinë e Krojmirit si një simbol të krenarisë dhe dinjitetit kombëtar, ku çdo hap është i mbushur me histori dhe lavdim.
Një nga projektet më të rëndësishme në fshat është ndërtimi i Kullës së Veteranëve të UÇK-së, një monument që do të kujtojë sakrificat e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe do të shërbejë si një kujtim i lavdisë së popullit të Kosovës.
Përveç kësaj, janë realizuar edhe projekte infrastrukturore të rëndësishme që po përmirësojnë kushtet e jetesës për banorët e Krojmirit dhe do të mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm të fshatit.
