Në Maqedoninë e Veriut çdo ditë e më shumë po përdoren pagesat onlajn, kryesisht përmes aplikacioneve në telefon

Në vitin 2024 është regjistruar rritje e përdorimit të pagesave onlajn, ashtu që 29.2 përqind e pagesave në Maqedoninë e Veriut janë pagesa elektronike, transmeton Portalb.mk. “Transaksionet me kartela, të dhëna nga ofruesit vendas për shërbime të pagesave, u rritën për 10.2 përqind në numër dhe 13.6 përqind në vlerë. Kjo rritje vjen si pasojë […]

Jan 2, 2025 - 20:00
 0  4
Në Maqedoninë e Veriut çdo ditë e më shumë po përdoren pagesat onlajn, kryesisht përmes aplikacioneve në telefon
Kartelë bankare, bankë, para

Në vitin 2024 është regjistruar rritje e përdorimit të pagesave onlajn, ashtu që 29.2 përqind e pagesave në Maqedoninë e Veriut janë pagesa elektronike, transmeton Portalb.mk.

“Transaksionet me kartela, të dhëna nga ofruesit vendas për shërbime të pagesave, u rritën për 10.2 përqind në numër dhe 13.6 përqind në vlerë. Kjo rritje vjen si pasojë e rritjes së lartë vjetore të numrit të pagesave në e-tregtia në vend, e cila arrin 29.2 përqind, si dhe rritja prej 8.8 përqind nga pagesa në terminalet POS”, sqaroi Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut.

Në tremujorin e tretë të vitit 2024 kemi më shumë rritje në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2023. Kështu Maqedonia e Veriut regjistron rritje të vazhdueshme të shfrytëzimit të kanaleve digjitale në realizmin e pagesave elektronike, kryesisht përmes kartelave dhe përmes pagesave elektronike në telefon, ashtu që 65 % e pagesave elektronike janë bërë përmes aplikacioneve të telefonit.