Aksion i Inspektoratit dhe Policisë në Prevallë: Sekuestrohen ekskavatorë dhe kamion që degradonin mjedisin

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore dhe në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë realizuar sot një aksion në Prevallë. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i këtij dikasteri, Jeton Raka. Në bashkëpunim me mbikëqyrësit e parkut kombëtar “Sharri”, u sekuestruan dy ekskavatorë dhe një kamion

Nëntor 9, 2024 - 23:00
 0  5
Aksion i Inspektoratit dhe Policisë në Prevallë: Sekuestrohen ekskavatorë dhe kamion që degradonin mjedisin
aksion-i-inspektoratit-dhe-policise-ne-prevalle:-sekuestrohen-ekskavatore-dhe-kamion-qe-degradonin-mjedisin

aksion-i-inspektoratit-dhe-policise-ne-prevalle:-sekuestrohen-ekskavatore-dhe-kamion-qe-degradonin-mjedisin

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore dhe në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë realizuar sot një aksion në Prevallë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i këtij dikasteri, Jeton Raka.

Në bashkëpunim me mbikëqyrësit e parkut kombëtar “Sharri”, u sekuestruan dy ekskavatorë dhe një kamion, pajisje me të cilat ilegalisht po degradohej mjedisi.

Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që kryejnë aktivitete ilegale dhe me to dëmtojnë mjedisin, menjëherë të ndalojnë, në të kundërtën do të përballen me ligjin”, u shpreh Raka.